6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shtohen kërkesat për shkarkimin e Jabllanoviqit

Jabllanoviq15Kërkesat për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq tashmë janë shtuar edhe nga dy subjektet që janë në koalicionin qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq ka hedhur poshtë spekulimet se protestuesit do të qëndrojnë para ndërtesës së qeverisë 48 orë. Ndërkohë, njohës të rrethanave politike, theksojnë se kryeministri Mustafa, do të duhej që brenda 48 orësh të merr vendim për shkarkimin e Jabllanoviqit.

Kryeministrit Isa Mustafa i kanë mbetur edhe 48 orë nga ultimatumi i dhënë nga lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jaballanoviq. Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë për Radio Kosovën se nëse kryeministri Mustafa e merr një vendim të tillë, atëherë do të mblidhen organet drejtuese të lëvizjes për ta shqyrtuar gjendjen pas shkarkimit të Jabllanoviqit. E sa i përket planit të protestës së të mërkurës, zëdhënësi i Vetëvendosjes Erzen Vraniqi ka potencuar se protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbe” ku do të mbahen edhe fjalime nga drejtues të lëvizjes. Vraniqi ka hedhur poshtë spekulimet se protestuesit do të qëndrojnë para ndërtesës së qeverisë 48 orë.

Në anën tjetër, analistët e shohin të domosdoshëm reflektimin e kryeministrit Isa Mustafa. Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se kryeministri duhet që të ndërmarr veprime brenda 48 orësh. Sipas Dolit, çështjet e përkatësisë etnike të Jabllanoviqit dhe roli i tij brenda komunitetit serb do të duhej të ishin të parëndësishme në vendimmarrjen e kryeministrit Mustafa.

“Z.Mustafa e ka të qartë se z.Jabllanoviq do të duhej shkarkuar për faktin që deklaratat e tij janë në kundërshtim të plotë me vlerat demokratike dhe parimet të cilat zyrtarët publik në Kosovë do të duhej t`i respektojnë në çdo kohë”.

Ndërkohë, edhe deputetë të koalicionit qeverisës kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin Jabllanoviq. Ndër deputetët që kanë deklaruar për media se ai do të duhej shkarkuar janë edhe: Azem Syla e Adem Grabovci nga PDK-ja dhe Armend Zemaj nga LDK-ja.

Ndryshe, pas deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq, i cili i quajti nënat gjakovare egërsira, opozita ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij. Për këtë edhe janë organizuar protesta nëpër qytete të Kosovës e së fundi edhe në Prishtinë që u karakterizua me përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Lajmet e Fundit