9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj drejtorit të shkollës “Remzi Ademaj” në Prizren

Mungesa e ekspertizës financiare të kërkuar nga gjykata, në rastin penal kundër të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Sali Ademaj dhe Hamdi Zymeraj, është bërë shkak për shtyrjen e gjykimit të paraparë të mbahej të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kryetrari i turpit gjykues, Xheladin Osmani, ka njoftuar palët se tre ekspertët e caktuar për të kryer super ekspertizën financiare ende nuk e kanë përfunduar atë, andaj shqyrtimi nuk mund të mbahet.

Osmani, seancën e radhës në këtë rast e ka caktuar për 7 qershor 2018, në ora 09:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, me 31 tetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Ademajt dhe Hamdi Zymerajt, të cilët i akuzon se duke qenë anëtarë të komisionit për përzgjedhjen e ofertave për ekskursionin e maturantëve të shkollës “Remzi Ademaj” në Prizren, kanë zgjedhur ofertuesin më të shtrenjtë.

Sipas aktakuzës, me këtë veprim, të akuzuarit kanë shkelur Udhëzimin Administrativ 3/2015, sipas të cilit duhej të zgjidhej operatori me i përshtatshëm ekonomik.

Andaj, sipas organit të akuzës, me këtë rast nxënësit janë dëmtuar për rreth 4.500 euro dhe njëkohësisht u janë shkelur të drejtat operatorëve tjerë konkurrues, të cilët kanë qenë më të lirë në çmim.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka marrë vendim që super-ekspertizën në këtë rast penal ta kryejnë tre ekspertë privatë pasi që Fakultetin Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, për më shumë se tetë muaj nuk kishte arritur ta kryente./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Lajmet e Fundit