11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Shtyhet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Është shtyrë manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i cili ishte paraparë të organizohet në javën e parë të muajit qershor, përkatësisht nga 3 deri më 9 qershor.

Kjo komunë ka theksuar se për mbajtjen e këtij manifestimi opinioni publik do të njoftohet me kohë.

“Shtyrja e organizimit të manifestimit është bërë si pasojë e afateve ligjore për ankesa që obligohet t’i respektojë komuna pas përfundimit të procesit të prokurimit. Afati i ankesave, edhe pse ishte paraparë më herët, shtyrja ka ardhur si rrjedhojë e vonesave nga procedurat tenderuese. Pasi të përfundojë i gjithë ky proces do të caktohen datat e reja për organizimin e këtij manifestimi”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit