Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për arsimin në Prizren

Prizren-Asambleja komunaleSeanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Prizren e thirrur për cështjen e arsimit është shty për 12 mars.

Sipas shefit të GK të LVV-së, Artan Abrashi, arsyeja e shtyrjes së kësaj seance që ka qenë edhe kërkesë e disa partive të opzitës përfshirë edhe këshilltarë të pozitës.

“Shtyrja është bërë shkaku i manifestimit të Epopesë së UÇK-së”.

Përveç drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, një pjesë e opozitës ka kërkuar që i pranishëm në këtë seancë të jetë edhe kryetari i komunës, Ramadan Muja,transmeton TVPZ.

Javën e kaluar, shefat e Grupeve të Këshilltarëve në Kuvendin e Prizrenit, ishin dakorduar që me datën 5 mars të mbahej një seancë ku do të diskutohej gjendja në sektorin e arsimit, sidomos së fundi pas pretendimeve të fundit të gazetarit, Rami Berisha, për shumë shkelje ligjore në këtë sektor.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit