19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Millaku i bënë për “pesë pare” Qemal Krasniqin dhe Fatmir Memajn e LDK-së

Drita MillakuKuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka vazhduar edhe sot polemikën në Facebook me kuvendarin e LDK-së, Qemal Krasniqin dhe Sekretarin Fatmir Memajn. Ajo edhe një herë është shprehur se Qemal Krasniqi i LDK-së ka financuar fushatën e PDK-së. Ndërkaq, nga Fatmir Memaj ka kërkuar që t’i dëgjojë disa këshilla të saj.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje e Drita Millakut

Z. Qemajl Krasniqi në reagimin e tij veç sa e dëshmoi atë që deklarova më herët. Përpos mbështetjes ndaj PDK-së, ai po i kopjon edhe metodat e tyre perfide ku të vërtetat ndaj tij i quan shpifje, e shpifjet ndaj tjerëve i paraqet si të vërteta. Tipike PDK! Unë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë anëtare e PDK-së, nëse ju z. Krasniqi gjeni ndonjë dëshmi për këtë, ma tregoni, se kogja jam kureshtare për kapacitetet tuaja për fabrikime.

Po e përsëris, firma juaj është donatore e PDK-së. Këtu s’ka fjalë. Për këtë gjë e kam paraqitur linkun e KQZ-së për ta dëshmuar vëtretsinë e fjalëve të mija. E njëjta firmë në këtë raport nuk paraqitet si donatore e LDK-së. Por kjo s’ka rëndësi. E rëndësishmja është se firma juaj figuron në një raport zyrtar të deklarimit të burimeve financiare të partive politike në të cilën thotë qartë së është mbështetur PDK-ja. Nuk di se cila firmë familjare në Kosovë funksionon me dy linja buxhetore të ndara sikurse e juaja, megjithatë kur janë në pyetje tenderët, kreativiteti juaj për të bërë çudira shkon përtej normales. Nëse deklaratat e mija ju dhembin, nuk kam ç’të bëjë, sepse e drejta gjithmonë është e dhimbshme për të padrejtin.

Për Fatmir Memajn:

Pranojeni një këshillë shumë dashamirëse. Si sekretar i ri i degës do të ishte mirë që në akuzat tuaja publike t’i përfshini faktet dhe emrat, ose së paku të konsultoheni me ish sekretarin e degës tuaj për leksione se si komunikohet. Sepse po e pranoj sinqerisht, rrotllat, ndërskamsat dhe patetizmat e odave nuk janë gjëra që i kuptoj. Unë po parashtroj fakte të pakundërshtueshme, kurse ju po më flsini për PKSH-në, LKJ-në dhe strukturat e LDK-së në kohë të okupimit. O tempora o mores! Këshilla tjetër do të ishte kjo: Ju nuk keni kurfare kredibiliteti t’i thoni dikujt se po bashkëpunon me PDK-në. Aman mos u boni qesharak. Nëse nuk jeni në dijeni të ngjarjeve politike, po ju informoj së LDK dhe PDK kanë marrëveshje për bashkëqeverisje në nivel qendror si dhe marrëveshje për mbështetje reciproke nëpër degë gjatë zgjedhjeve të mundshme për balotazh. Për fund, uroj që me të vertëtë LDK-ja ta luan rolin e opozitës dhe t’i ndërpres njëhere e përgjithmonë bashkëpunimet më strukturat kriminale të pushtetit. Uroj që këtë gjë ta ketë prioritet edhe kryetari i degës. Sepse kjo është edhe arsyeja e vetme e reagimeve të mija.

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit