-3.6 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

“Si e kape? As vetë s’e di”, Del Piero e Dybala zgjedhin perlat e tyre (Video)

Paolo Dybala dhe Alex Del Piero kanë zgjedhur golat më të bukur, në një bisedë “live” që kanë bërë në “Instagram”. Legjenda e bardhezinjve ka veçuar një gol që argjentinasi i ka realizuar Interit këtë sezon. Për të, ai është më i bukur që Dybala ka realizuar me fanellën e Juventus.

“Goli më i bukur i Paolo ishte kundër Interit. Goditja e paparashikueshme me të majtën ishte gjeniale. Pastaj nëse flasim për lëvizje teknike, atëherë ka disa gola të bukur. Për kompleksitetin e veprimeve, ai kundër Interit ishte më i bukuri”.

Më pas Dybala është kthyer shumë pas në kohë, në vitin 1994, kur Del Piero realizonte një nga perlat e tij. “Unë zgjedh golin që keni shënuar kundër Fiorentinës, fluturimthi. Nuk e di si keni arritur ta kapni topin”, u shpreh Dybala, ndërkohë që Del Piero duke buzëqeshur u shpreh se as vetë nuk e dinte se si ia kishte dalë ta bënte diçka të tillë.

Më Shumë

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.   Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre...

Ademi zyrtarizohet te Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit ka konfirmuar sot përforcimin më të ri të skuadrës. Mesfushori 24-vjeçar, Vigan Ademi, i është bashkuar ekipit bardhezi pas përvojës së...

Lajmet e Fundit