15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Si iu vodhën 100 mijë euro ish-deputetit Xhavit Ukajt

Hajnat janë futur në shtëpinë e ish deputetit duke ia marrë 100 mijë euro

Finales së Ligës së Kampioneve ia pa sherrin ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Uka.

Në kohën kur po zhvillohej ndeshja ndërmjet Real Madrid-Liverpool hajnat hynë në shtëpinë e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ia vodhën 100 mijë euro, ari dhe madje ia dëmtuan edhe shtëpinë.

I biri i tij, Florent Ukaj, një bisedë për Express ka treguar se ai ka ndodhur ngjarja.

“Në orën 22 ka shkuar babai në shtëpi edhe e ka pa çka ka ndodhë. Shuma ka qenë 100 mijë euro me një vend. Babi i ka patur paratë qysh i ka nxjerrë; me fatura të bankës, me qira, me kontrata. I ka të deklarua paratë. Tatimet për to janë të paguara. I kemi lajmëruar të gjitha në Polici”.

Në një përgjigje për FRONTAL, zëdhënësi Hazir Berisha tha se policia ndodhet në në fazën e hetimeve dhe se momentalisht nuk kanë asnjë të dyshuar.

Ish-deputeti i pasur i LDK-së, të cilit iu vodhën 100 mijë euro nuk e kishte deklaruar asnjë cent nga pasuria e tij në raportin e pasurisë së Agjencisë Kundër Korrupsion.

Madje ai ishte ndjekur nga ligji për këtë akt.

Ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, është pronar i kompanisë “Fatoni” e cila ka në pronësi tregun e Prizrenit, pika të karburantit edhe një supermarket në fshatin Piranë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/si-iu-vodhen-100-mije-euro-ish-deputetit-kosovar-541789/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Lajmet e Fundit