3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Si në fushatë elektorale, Thaçi e Haradinaj goditën njëri—tjetrin nga Prizreni e Deçani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, polemizoi të shtunën në distancë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Tarifat ndaj mallrave serbe kanë pezulluar bisedimet me Serbinë, ndërsa kërkesa amerikane për pezullimin e tyre, ka thelluar dallimet politike në Kosovë.

Presidenti Thaçi tha të shtunën gjatë një vizite në Prizren se Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç ruajtjes, kultivimit dhe respektimit të këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Derisa dikush mund të ketë hezitim sa i përket mosrespektimit të këtyre këshillave pyetja te qytetarët e Kosovës si popullata më pro amerikane, është se me kënd duhet të bashkëpunojmë dhe cilat këshilla të respektohen?. Respektimi i këshillave nga ana jonë thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend dhe shoqëri dhe thekson qartë anën e drejtë të historisë që e kemi. Përndryshe çdo qasje ndryshe, çdo mos dëgjim apo kryeneçësi, është ana e kundërt dhe e gabuar e historisë të cilën populli i Kosovës nuk do ta përcjellë në asnjë rrethanë”,tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një veprimtari të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Deçanit, në Kosovën perëndimore, presidentin Thaçi dhe njerëzit përreth tij për krijimin e përçarjes në vend. Ai ju referua kësisoj shqetësimeve të ngritura nga mundësia e largimit të trupave amerikane si ndëshkim për mos heqjen e tarifave ndaj Serbisë.

“Dëshirojmë më mbet Amerika në Kosovë, në KFOR, me mbet NATO këtu, Bondsteel-i dhe jo vetëm kaq. Ushtari i Amerikës ku të është, nuk ka nevojë hiç për Bondsteel, Çdo shtëpi e Kosovës është shtëpia e tij, pra janë në shtëpi të vet dhe ne si Kosovë gjithmonë do ta mbrojmë këtë marrëdhënie. Ju siguroj që asnjë veprim i yni, pra i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie. Janë prej Kosove që po shkojnë e po ju thonë nëse e thuani këtë do ta heq tarifën, është shkruar në Prishtinë ka shkuar në Ëashington dhe është kthyer prapë në Prishtinë. Ambasadorja jonë Vlora Çitaku nuk është e Kosovës por ambasadore e Hashim Thaçit, nuk e përfaqëson Kosovën fatkeqësisht. Janë një rrjet i këtij vendi që po na marrin në qafë, që po na shkaktojnë përçarje pastaj”,tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha mes tjerash në një postim në rrjetin facebook se nuk është fajtore që në Kosovë nuk ka konsensus politik për tema të rëndësishme. “Por kurrë në jetën time nuk kam dhënë këshilla dashakëqija dhe kurrë në jetë nuk kam folur jashtë mandatit tim. Asnjëherë nuk kam dërguar informacione kontradiktore apo të selektuara”, shkroi ajo në letër më të gjatë.

Idetë e ndryshme për mënyrën e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duke përfshirë edhe ndryshimet e kufijve ka nxitur shume debate në Kosovë që janë thelluar ditëve të fundit.

Kryeministri Haradinaj tha se askush nuk do të mund të çojë përpara planet e tij në emër të siç tha termave të ndryshëm për kufijtë e Kosovës.

“Nuk mundet më dikush të na e luaj lojën në emër të korrigjimit, demarkimit dhe as ndërrimit të territoreve dhe as të ndarjes. Vija kufitare me Serbinë nëse bëhet fjalë për korrigjim të lehtë mund të jetë jo i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë zotit Thaçi që të mos mendojë se e mashtron më Kosovën as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit në mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes, kufiri ekziston, policia jonë e patrullon”,tha ai.

Por, presidenti Hashim Thaçi, hodhi poshtë çdo ide të shkëmbimit të territoreve apo ndarjes së territorit të vendit.

“Korrigjimi i kufirit, po, me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Kjo aspiratë e imja tejkalon kornizat kushtetuese por për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Kosovë natyrisht do të punoj për të ndryshuar kushtetutën me të gjitha partitë politike, në një debat me shoqërinë civile me mediat dhe qytetarët e Kosovës. Ndryshimi i kushtetutës nuk është fundi i botës edhe sa kam qenë kryeministër i vendit e kemi ndryshuar kushtetutën dhe kjo është një aspiratë legjitime dhe e drejtë historike për Kosovën”,tha presidenti Thaçi.

Mediet serbe cituan ndërkaq ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matheë Palmer të ketë thënë në Greqi se ka një keqkuptim të qëndrimit amerikan për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës, nuk do të flitet se a do të ketë apo jo ndryshim kufijsh, por për njohje. Serbia duhet ta njohe Kosovën si shtet të pavarur e sovran, ndërsa të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”, citohet të ketë thënë zoti Palmer gjatë një debati në Forumin Ekonomik te Delfit, ku ka ritheksuar kërkesën për pezullimin e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë.

Në Beograd, ndërkaq, presidenti serb, tha se zhvillimet e fundit dëshmojnë se një marrëveshje me Kosovën është mijëra vite drite larg.

“Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën tarifat, pastaj dëgjuam se të udhëheqësit e Kosovës janë kundër vënies së kufirit (ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve) dhe ata kështu duan të thonë se politika e tyre është që vetëm e gjithë Kosova mund të jetë e pavarur”, i tha ai televizionit shtetëror serb.

Ai ritheksoi kërkesën e tij drejtuar serbëve të Kosovës që të mos behën pjesë e ushtrisë së saj, “qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova”.

Por, kryeministri Haradinaj tha të shtunën se “ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në atë zonë”, tha ai. “Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”.

Më Shumë

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar...

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Lajmet e Fundit