26.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Simpoziumi në lëminë e Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit nis punimet në Universitetin e Prizrenit

Të premten ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology” që organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë.

Në këtë Simpozium po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon lëmisë së Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në cilësi të nikoqirit në nisjen e punimeve të këtij simpoziumi ju dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e punimeve të tyre të gjithë studiuesve.

Vataj falënderoi organizatorët dhe në veçanti Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, për mundësimin që kjo ngjarje e rëndësishme të ndodhë në UPZ. Ai theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flasin numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, duke shtuar se një organizim i tillë është vlerë për UPZ por edhe për gjithë Kosovën.

“Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi Vataj.

Ndërkaq, rektori i Universitetit i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, në fjalën e tij në cilësi të bashkorganizatorit të simpoziumit ju uroi suksese studiuesve dhe falënderoi rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, profesorin UP Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi dhe të gjithë organizatorët për kontributin e dhënë që ky organizim të shkoj për së mbari.

Ndërsa, Prof. Zeljko Skvorc nga Universiteti i Zagrebit u shpreh i kënaqur që ky simpozium me këtë tematik po organizohet në Prizren. Ai po ashtu falënderoi Rektorin Vataj dhe Rektorin Millaku për kontributin e dhënë në këtë kuadër./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Berisha largohet nga Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit i ka dhënë lamtumirën futbollistit Suhejb Berisha, duke e falënderuar për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë...

Lajmet e Fundit