16.4 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Sindikata e sektorit privat kërkon që rroga minimale të jetë 600 euro

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka njoftuar për kërkesën e tyre për bërjen e pagës minimale së paku 600 euro.

Në komunikatën për media, specifikohet se nga takimi që është mbajtur sot me kryetarët e shoqatave sindikale janë dakorduar për disa pika lidhur me kushtet e punës së sektorit privat, specifikisht punëtorët publiko-privat që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale.

“Kërkesa jonë është e qartë: nga 1 shtatori 2025, paga minimale duhet të jetë se paku 600 euro. Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga institucionet përkatëse, do të jemi të detyruar të ndalojmë punën dhe të ndërmarrim hapa të tjerë sindikalë në mbrojtje të dinjitetit të punëtorëve. Obligohen të gjitha kompanitë private që të bëjnë pagesën  e stazhit të punës, në përputhje me ligjet në fuqi, në të kundërtën nga 1 shtatori do të fillojmë me procedurat penale për mospagesën e stazhit të punës”, thuhet në komunikatën e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat.

Tutje, ata kanë kërkuar plotësimin e numrit të punonjësve, në sektorët ku dallohet mungesa e tyre.

 

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Lajmet e Fundit