S`ka zgjedhje të parakohshme

zgjedhjet5Mandatin e tij të dytë në qeveri, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do ta përfundojë të plotë. Koalicioni qeveritar që aq shumë i është përfolur rënia duket se do të vazhdojë me pak plotësime qeveritare qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndryshimet, duhet të sigurojnë mbijetesën e qeverisë “Thaçi II” deri në shtator, pasi që muaji qershor, një muaj tjetër i përmendur për zgjedhjet nacionale tashmë nuk ekziston si mundësi. Zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm nuk do të jenë të parakohshme dhe duke qenë kështu ato do të duhet të shpallen gjashtë muaj më herët siç parashihet me ligj,shkruan Tribuna.

Qershori dhe shtatori, janë përmendur si dy muajt e mundshëm të zgjedhjeve nacionale pas takimeve ë fundit të liderëve të partive politike. Por, meqë deri në fund të këtij muaji nuk do të mund të përfundojë reforma, atëherë mundësia që zgjedhjet të mbahen në qershor është humbur..

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit