11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Sociologjinë në një shkollë në Rahovec e ligjëron profesori i pakualifikuar

Në gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, nga qershori, lëndën e sociologjisë po e ligjëron një profesor tjetër.

Ramadan Krasniqi ka zënë vendin e një mësimdhënësi që u pensionua.

Këtë detyrë, e mori nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec, për të plotësuar numrin e orëve, raporton KTV.

Avni Morina thotë që Ramadan Krasniqi është i kualifikuar për të ligjëruar këtë lëndë, ndonëse në konkursin e muajit shkurt, ky i fundit ishte pranuar si mësimdhënës për lëndë juridike në shkollën “Selajdin Mullabazi – Mici”.

Sipas dokumenteve që Krasniqi i ka dorëzuar për vendin e punës, rezulton që ai ka gradën master në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci e po ashtu, bachelor në shkenca politike e administratë publike, çka e bën atë joadekuat për të ligjëruar lëndën e sociologjisë.

Kjo, bazuar në udhëzimin administrativ për normativ mbi kuadrin e arsimit profesional, sipas të cilit, këtë lëndë mund ta ligjërojnë vetëm ata që kanë të përfunduar fakultetin filozofik, departamentin e sociologjisë.

Por, Ramadan Krasniqi, përmes telefonit i ka thënë KTV-së se është i kualifikuar të ligjërojë edhe lëndën e sociologjisë.

Kohavisioni ka provuar të bisedojë me drejtoreshën e shkollës “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë, duke thënë se është e zënë me takime.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Lajmet e Fundit