26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Sonte Kosova-Greqia, ‘Dardanët’ në kërkim të fitores

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ dhe grekët në ‘tempullin’ e kryeqytetit do të sprovojnë forcat në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy kombëtaret.

Kosova në duel me Greqinë, hyn pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore në këtë ndeshje vjen edhe skuadra grekë e cila tri ditë më parë mundi Irlandën e Veriut (1-0).

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Griesse, është vetëdijshëm së dueli me grekët nuk do të jetë i lehtë, por ai thotë se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Greqinë.


“Do të ndeshemi me Greqinë dhe të dy ekipet janë në pozitë të njëjtë, pra kanë nga tre pikë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Nuk do t’iu referohem ndeshjeve të kaluara, lojëra të cilat kanë përfunduar, janë kryer.

Veçse kemi nisur këtë kampanjë me rezultat pozitiv ndaj Qipros dhe kemi studiuar Greqinë si kanë luajtur ndaj Irlandës së Veriut dhe ne do të tentojmë të paraqitemi me stilin dominues, si luajtëm ndaj Qipros ashtu edhe ndaj Greqisë, pa treguar detaje si do paraqitemi sipas formacionit”, tha Griesse.

Rezultat pozitiv në këtë ndeshje kërkon edhe trajneri i Greqisë, Gus Poye, edhe pse ai e pranon se Kosova ka potencial të madh, sidomos sipas tij, në aspektin individual.
“Kosova tani e ka ndryshuar trajnerin e saj por me lojën që e shfaqi në ndeshjen e kaluar kundër Qipros, u pa që potenciali i ekipit të Kosovës është i madh. Kosova ka lojtarë shumë të mirë individual, por megjithatë unë nesër pres rezultat pozitiv”, tha Poyet.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë  luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe nis në orën 20:45.

Më Shumë

Apeli liron nga paraburgimi zyrtarin policor të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Avokati Blerim Mazreku ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të...

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Lajmet e Fundit