Sonte Sivasspor-Ballkani, kampioni ynë kërkon fitoren e parë

FC Ballkani sonte luan sfidën e radhës në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në fuqi, sonte në Turqi përballet me Sivasspor-in, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj garë evropiane.

Pas disfatës kundër Slavia Pragë dhe barazimit me CFR Cluji, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitoren e parë në këtë ligë joshëse evropiane.

Ballkani mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës me Sivasspor-in.

Atmosfera në taborin e skuadrës nga Suhareka, është mirë dhe se futbollistët që do të jenë në terren, do të japin më të mirën për të marrë rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Ndeshja Sivasspor-Ballkani nis në orën 18:45.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit