8.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Sot AKP e rikthen tek ish-blerësi ndërmarrjen Agrokosova në Suharekë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Agrokosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.

Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës. Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.

AKP-ja thotë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e Agrokosovës.

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.

/KosovaPress/

Më Shumë

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore. Sipas njoftimit, ky...

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Lajmet e Fundit