Sot në Rahovec varrosen babë e bir që vdiqën në Zvicër, familja e tyre nuk mund të marrë pjesë në varrim

Një tragjedi ka ndodhur ditë më parë në një familje kosovare në Zvicër. Tragjedia nisi më 21 shtator ku djali i familjes Lirim Neziraj vetëm, 20-vjeçari autik dhe i sëmurë nga epilepsia ndërroi jetë nën shinat e trenit në Oerlikon të Zyrihut.

Si shkak i dhimbjes së tmerrshme për largimin nga jeta të të birit, i ati Hamëz Neziriaj, 62-vjeç, 5 ditë më vonë pësoi sulm në tru, ku për pasojë ndërroi jetë.

Familja Neziri, ka njoftuar se dy familjarët e tyre do të varrosen sot në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Familja kosovare jetonte në një nga azilet e Zvicrës. Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, nëna, vajza dhe djali tjetër i kësaj familje, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Kosovës, e kështu ato nuk marrin dot pjesë në varrimin e dy njerëzve më të dashur të familjes.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit