21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Sot nis deratizimi në Prizren

Pas përfundimit të fazës së parë të dezinsektimit në Komunën e Prizrenit, pritet të filloj edhe faza e parë e deratizimit.

“Zona Park” ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 08:00 nis realizimi i projektit për Deratizimin e qytetit të Prizrenit.

Si rrjedhojë, deratizimi do të aplikohet në puseta përmes vendosjes së karremave në formë blloki të kapur spango për eliminimin e brejtësve.

“Përmes kesaj shkrese ju njoftojm se kompania ”ZONA PARK” me seli ne Prizren do të realizoj projektin e Deratizimit të qytetit të Prizrenit.

Deratizimi do të aplikohet në puseta përmes vendosjes së karremave në form blloki të kapur në spango për eleminimin e brejtesve.

Diteve ne vijm do te vazhdoj edhe Deratizimi i ndertesave kolegtive.

Projekti realizohet në bashkpunim me Komunen e Prizrenit- Drejtorin e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.

Pse bëhet deratizimi?

Kuptimi i deratizimit përfshin një sërë procedurash dhe masash që parandalojnë përdorimin e brejtësve për të penguar marjen, mbajten, ushqyerjen dhe riprodhmin, ose zvogëlimin e numrit e tyre në zonat rezidenciale, afariste dhe mjedisin e tyre. Një kuptim i aftësive fizike të brejtësit si dhe shqisat e tyre mund të përdoren për të krijuar një program efektiv të kontrollit të brejtësve. Masat parandaluese synojnë të parandalojnë shumëzimin e brejtësve të dëmshëm në një mjedis të veçantë. Deratizimi gjithashtu kryhet në përputhje me sistemin HACCP në objektet që kanë zbatuar sistemin HACCP”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit. I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK. "Rreth orës 13:00...

Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Klodian Duros si trajnerin e ri të skuadrës. Një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar, Duro...

Lajmet e Fundit