16.3 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Sot, sfida e tretë e Bagajt

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka thirrur edhe një herë asamblistët për të zgjedhur kryesuesin e Asamblesë. Mbledhja është caktuar të mbahet sot.

Për shkak të bojkotimit të punimeve nga PDK-ja dhe LDK-ja, Kuvendi në Malishevë, në mungesë të kuorumit, dy herë është detyruar të ndërpresë punimet.

Kryetari Begaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja për këshilltarë komunalë në këtë komunë, nëse opozita vazhdon t’i braktisë seancat e Asamblesë.

“Nëse opozita vazhdon me bojkotim ne do të respektojmë ligjin dhe do të shkojmë në zgjedhje edhe në një herë. Mua më konvenon me shku në zgjedhje, kurse ata mund të veprojnë qysh t’ua merr mendja”, ka thënë Begaj për “PrizrenPress”.

Ai ka thënë se nuk e ka në plan të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik, për të formuar qeverinë e re.

“Kam vendos mos të bëjë koalicion me askënd. Unë nuk përzihem në punët e Asamblesë”.

Begaj thotë se opozita e ka braktisur seancën e Asamblesë Komunale, pa kurrfarë arsye.

“Opozita mund të zgjedh për kryesues cilindo që dëshiron, por nuk mund të më bëjë presion për të formuar qeverinë e re. S’kanë dhënë asnjë emër për kryesues. E kanë braktisë mbledhjen pa kurrfarë arsye. Unë nuk e kam problem të bashkëpunoj me cilindo emër që do të zgjidhet kryesues”, tha Begaj

Sipas tij, opozita nuk po mundet ende të pajtohet me humbjen që ka pësuar në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Prizren: Ndërprerje e furnizimit në disa lagje

Kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt teknik në rrjetin e furnizimit me ujë, i cili ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme...

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

Lajmet e Fundit