Sot shqyrtohet Projektligji për provimin e Maturës Shtetërore

Rreth 32 mijë maturantë që sivjet do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore, do të poentohen vetëm nga pikët e rezultateve që arrijnë. Kjo pastaj do t’iu shërbejë për pranim në universitet. Kjo do të rregullohet edhe me Projektligjin që është duke u përgatitur, i cili sot do të shqyrtohet në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Me projektligjin për Maturën Shtetërore, pragu i kalueshmërisë për maturantët nuk do të jetë më 50 për qind, por do të jetë vetëm me arritshmëri.

Provimi shtetëror i maturës për këtë vit shkollor do të mbahet më 6 dhe 20 qershor, ndërsa afati i dytë do të mbahet më 29 gusht dhe 5 shtator.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit