Zvarritja e gjykimit të kryetarit nervozon prizrenasit

Për dallim nga qëndrimet e tyre të kundërta rreth punës së gjyqësorit, pasi përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata të subjekteve opozitare në Prizren janë shprehur për interferenca të politikës në organet e drejtësisë, duke e ndërlidhur këtë edhe me rastin e zvarritjes së procesit ndaj kryetarit prizrenas Ramadan Muja, të cilin zyrtarët lokalë të pushtetit e kanë mohuar, të dyja palët pothuajse kanë treguar një lloj zhgënjimi për vonesën e shpalljes së një vendimi përfundimtar, që do ta përmbyllte këtë çështje, për të cilën është thënë se edhe vetë Muja ka shfaqur pakënaqësinë e vonesës së ndonjë përgjigje ndaj ankesës së tij.

Tashmë është mbushur një vit nga dënimi me dy vjet burgim me kusht, të cilin Gjykata Themelore në Prizren, në mars të vitit 2014 ia pati shqiptuar kryetarit të Komunës.

Ndërkohë që është në betejë me ligjin, Ramadan Muja vazhdon punën normalisht, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve opozitare, menaxhimin e Komunës nga ana e të parit të saj në një pozitë të këtillë e kanë vlerësuar si një thellim të mosfunksionalizimit të organit lokal../zeri/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit