11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Specialja, shpresa e fundit për goditjen e të “fortëve”

“Besoj që kjo gjykatë realisht nuk do të krijohet për rastet e përfolura për trafikim të organeve, meqë këto hipoteza janë të paarsyeshme, duke marrë parasysh kohën dhe situatën në të cilën pretendohet se janë bërë këto krime. Një iniciativë e tillë është shumë e leverdishme për Kosovën, meqë ngjason me lëvizjet e bëra nga gjykatat kroate për zhvatjet dhe krimet e bëra atje, por besoj se tek ne nuk do të aplikohen standarde të tilla”, tha analisti politik Albrim Badallaj për ‘Kosova Sot’

Sado që ka dilema të mëdha në funksionimin plotësisht të pavarur të Gjykatës Speciale për Kosovën, analistët politikë dhe ekspertët e fushës konsiderojnë se ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë, me emblemë të shtetit të Kosovës, është shpresa e fundit e shpëtimit të shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni galopant i zyrtarëve të lartë shtetërorë, e që i kanë rrënjët te politika. Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, nuk e sheh pa interes që kjo gjykatë speciale për Kosovën, që po krijohet me supozimet shumë hipotetike dhe të padrejta për krimet e luftës, do të mund të merrej me çështje më konkrete, ato të krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant që e ka kapur vendin nga veprimet e paligjshme të njerëzve të politikës së po sillen si “bosë” mbi ligjin. Sipas tij, akoma nuk dihet nëse Specialja do të autorizohet të marrë edhe raste të tilla.

“Nga vendimi mbi formimin e Gjykatës Speciale ende nuk është qartësuar fakti se prej cilës periudhe deri në cilën datë a vit, si dhe cilat kategori të veprave penale do të përfshihen në domenin gjykues të kësaj gjykate. Tash për tash dihet se në kompetencat e Gjykatës Speciale do të jenë vetëm veprat penale të kryera gjatë dhe fill pas luftës në Kosovë. Pra, thuhet se do të jetë ky përkufizim i veprave penale, prej nga edhe KE dhe faktorët e tjerë ndërkombë- tarë e kanë mbështetur kërkesën e tyre pranë Kuvendit të Kosovës për të vendosur për formimin e kësaj gjykate në vitin që e lamë pas. Natyrisht se kjo atëherë nuk ndikon në karakterin e dhënë në pyetje, sepse kjo anë e gjykimit të krimit nuk kupton gjykimin e rasteve të zënies së shtetit dhe të kriminalitetit deri sot”, tha Kelmendi…/kosova sot/

Më Shumë

Kopja e Glauk Konjufcës është nga Prizreni (VIDEO)

Bëhet fjalë për Shend Namlegjiu nga Prizreni. Më poshtë ndiqeni kronikën e plotë nga Klan Kosova: https://youtu.be/WNSnZGZl1HQ?si=IMagrhagXggLymBr Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Lajmet e Fundit