Spitali ‘ORTOMEDICA’ në Prizren do t’i trajtojë falas personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Spitali i Ortopedisë dhe Traumatologjisë ‘ORTOMEDICA’ në Prizren i është drejtuar me një shkresë Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ku ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim humanitar për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Në këtë shkresë thuhet se ky spital është i gatshëm t’i trajtojë rastet në nevojë brenda kësaj fushe shumë të kërkuar në këto momente.


“Ju lutem ndjehuni të lirë që të na i orientoni pacientët në nevojë”, thuhet në shkresë.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

10 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë, ndërsa 1 person në Kurbin, pasi u hodh nga ballkoni pas panikut.
Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar./Telegrafi/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit