16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Stephen fiton betejën e vëllezërve Curry, Lakers dramë përballë Pacers

Mbrëmja e së mërkurës në NBA ishte e mbushur plot me spektakël.

13 ndeshje u zhvilluan, vëllezër përballë njëri-tjetrit, fitore të mëdha, fitore të ngushta, ndeshje të zgjidhura në kohën shtesë, kishte pothuajse gjithçka që një natë basketbolli mund të ofrojë.

Golden State Warriors – Philadelphia 76ers:

Në një ndeshje ku përballë ishin vëllezërit Curry, me lehtësi fitoi skuadra e Stephen.

Golden State konfirmuan formën e mirë duke fituar përsëri.

Kjo ishte fitorja e 16-të për Warriors pas 18 takimesh.

Ndeshja e mbrëmshme u mbyll me rezultat 116-96, me Warriors që dominuan çdo çerek të takimit.

Stepehen Curry shënoi 25 pikë, dhe arriti double-double me dhjetë asiste.

Seth në anën tjetër shënoi 24 pikë. Dyshja ishin edhe lojtarët më të spikatur të takimit.

Warriors janë në vendin e parë në perëndim, derisa 76ers janë në vendin e dhjetë në lindje me dhjetë fitore dhe nëntë humbje.

Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns:

Suns nuk e kishin edhe aq të lehtë përballë Cavaliers, duke arritur fitoren vetëm në periudhën e fundit.

Phoenix fituan me rezultat 115-120.

Devin Booker ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, me plot 35 pikë të shënuara.

Suns janë skuadra e dytë më e dalluar, jo vetëm në perëndim, por në NBA.

Pas 18 ndeshjesh, nënkampionët kanë 15 fitore.

Cleveland ndodhen në vendin e 12-të në lindje, me nëntë fitore dhe dhjetë humbje.

Boston Celtics – Brooklyn Nets:

Brooklyn vazhdojnë të renditin fitoret.

E fundit në radhën e “viktimave” të tyre ishte Boston Celtics.

Nets fituan me rezultat 104-123, duke mos patur asnjë problem në asnjë moment të takimit.

Kevin Durant ishte basketbollisti më i dalluar, me 21 pikë, katër kërcime edhe tetë asistime.

Nets me ketë fitore ngjiten në vendin e parë në lindje, me 14 fitore pas 19 takimesh.

Boston mbetet në vendin e nëntë, me dhjetë fitore pas 19 ndeshjesh.

Milwaukee Bucks – Detroit Pistons:

Pas fillimit të dobët të sezonit, Brooklyn ka nisur ngjitjen me hapa të shpejtë drejt kreut.

Kampionët të mërkurën fituan me lehtësi përballë Detroit Pistons.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 114-93.

Giannis Antetokounmpo ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, me 33 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

Bucks me këtë fitore ngjiten në vendin e gjashtë në lindje, me 11 fitore pas 19 ndeshjesh.

Detroit Pistons janë në vendin e 14-të, me vetëm katër fitore pas 18 takimesh.

Indiana Pacers – Los Angeles Lakers:

Lakers detyrohet të zgjidhë edhe një ndeshje tjetër në kohë shtesë.

Pasi ndeshja e rregulltë mes Pacers dhe Lakers përfundoi 112-112, skuadrat iu drejtuan vazhdimeve.

Aty Lakers ishin më të mirë, duke shënuar 12 pikë, në krahasim me vetëm katër të Pacers.

Lebron James ishte larg më i dalluari në këtë takim. Ai shënoi 39 pikë, kishte pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Lakers ndodhen në vendin e nëntë, me rekord 10-10 pas 20 takimesh.

Pacers ndodhen në vendin e 13-të në lindje, me 12 humbje pas 20 ndeshjesh.

Ndeshjet tjera përfunduan me rezultat:

Orlando Magic 99-106 Charlotte Hornets

Houston Rockets 118-113 Chicago Bulls

Memphis Grizzlies 113-126 Toronto Raptors

Minnesota Timberwolves 113-101 Miami Heat

New Orleans Pelicans 127-102 Washington Wizards

Oklahoma City Thunder 104-110 Utah Jazz

San Antonio Spurs 106-124 Atlanta Hawks

Sacramento Kings 125-121 Portland Trail Blazers

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit