8 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Strakosha kërkon largimin nga Lazio

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha do të largohet nga skuadra e Lazios në fund të këtij edicioni. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten, se Strakosha tashmë ua ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk dëshiron të jetë më pjesë e Lazios.

Ai është i pakënaqur me statusin e tij këtë sezon, pasi për shkak të infektimit me koronavirus dhe lëndimit, e ka humbur vendin e titullarit, të cilin tashmë e ka zënë spanjolli Pepe Reina.

Strakosha 25-vjeçar këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje me Lazion, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin tjetër. Edhe te Lazio janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje Strakoshën në verë, pasi tashmë klubi kryeqytetas është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm dhe bëhet fjalë për Lorenzo Montipon e Beneventos.

Më Shumë

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit