Studentët UPZ-së paralajmërojnë bllokimin e hyrjes së Universitetit nesër

Unioni i Studentëve Pro Europian – USPE, në Universitetin e Prizrenit kanë organizuar protestë pasi pretendojnë se janë përjashtuar pa të drejtë nga zgjedhjet studentore që do mbahen këtë vit.

Ky grup i studentëve do të kundërshtojë me anë të protestës vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të UPZ-së për mohim të garimit të USPE-së në zgjedhjet studentore.

Ata thonë se vendimi për këtë t’i lënë ata jashtë garës është “politik i ndikuar dhe i bazuar në klanet e qarqet e caktuara në Universitetin e Prizrenit”.

“Prandaj ne duke parë padrejtesitë që na janë bërë nga KQZ dhe Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit, ku kanë marrë vendim të padrejtë dhe jo ligjorë që USPE-së të i mohohet e drejta për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore, me arsye banale se nuk ka pasur te drejtë të ndërroj përfaqësuesin e saj pranë KQZ-së, ne nuk kemi pranuar dhe si përfaqësues se bashku me Kryesinë kemi marr vendim që të drejtën tonë të e kërkojmë me protestë”, thuhet në njoftimin e Unionit të Studentëve Pro Europian.

Protesta e tyre do të organizohet nesër tek Universiteti i Prizrenit, dhe qëllimi i këtij grupi studentësh, sic thonë ata, është bllokimi i hyrjes së rektoratit.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit