23.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Studimi i ri tregon se sa janë efektive vaksinat Pfizer e Astra Zeneca kundër variantit Delta

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa, tregon një studim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech

Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.

Dy doza të AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Sipas studimit, një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.

Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja ka paralajmëruar këtë javë se Delta mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh.

Edhe zyrtarë të OBSH-së kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Delta.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit.

Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 192.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 610,000 viktima./REL

Më Shumë

Në një bankë në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankë në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, kartëmonedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në...

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive të reja me COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të...

Lëndohet një polic në Prizren

Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren, raporton PrizrenPress Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari...

Hoxha nga Prizreni: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Në këtë ligjeratë, ai ka...

Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar. Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares...

Policia shqiptoi mbi 1,400 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1,438 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID në tërë...

Dokumentet me të cilat mund të votoni në zgjedhjet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se me cilat dokumente mund të votohet në zgjedhjet komunale që mbahen me 17 tetor. Për të votuar,...

Malisheva dhe Feronikeli për vazhdimësi të rezultateve të mira, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Feronikeli janë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë. Dy skuadrat e kanë nisur mirë deri më tani,...

Në një bankomat në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankomat në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, një zyrtar i bankës ka njoftuar se se gjatë numërimit të...

Prizren, katërmbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave

Përmes raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, është bërë e ditur se nga Prokuroritë e vendit janë ngritur 75 aktakuza kundër 85 personave,...

Prizren/ Vozitësi dyshohet se i dehur goditi për vdekje motoçiklistin

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit K. G., nën dyshimet se në gjendje...

Konfirmohet aktakuza për mos deklarim të pasurisë, ndaj Këshilltarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Edis Aljilji, i akuzuar se si këshilltar i koalicionit VAKAT në Asamblenë Komunale në Prizren nuk e...

Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara...

Ngjarja e paralajmëruar për sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave...

Në Spitalin e Prizrenit, 87 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 87 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress Njoftimi...

Haskuka: Kërkoj mandatin e dytë, për ta bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

Kryetari aktual i Prizrenit, dha kandidati i VV-së, për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Mytaher Haskuka, ka thënë se ai kërkon mandatin...

Lajmet e Fundit