15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Stuhia vdekjeprurëse “Friederik” bën kërdinë në Gjermani e Holandë

Erërat e forta shpërthyen në Gjermani dhe në vendet fqinje. Së paku pesë vetë kanë vdekur në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Fluturimet, trenat dhe transporti publik janë ndërprerë në të gjithë Evropën Perëndimore.

“Friederike”, stuhia që ka goditur së fundmi Evropën perëndimore, pasi “Xavier” la pas një valë shkatërrimtare vjeshtën e kaluar, ka lënë të paktën pesë vetë të vdekur.

Në Gjermani, një 59-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë në një vend kampingu në Emmerich në shtetin e Nordrhein-Ëestfalisë, i cili është një nga dy shtetet gjermane më të goditura.

Saksonia e Ulët në veri është gjithashtu e prekur keq.

“Përtej kufirit në Holandën lindore, një burrë u vra nga një degë peme që u rrëzua në qytetin Olst, ndërsa një tjetër u vra kur një pemë në rënie goditi makinën që po lëvizte pranë kufirit gjerman”, tha policia.

Në Belgjikë, një grua u vra kur një pemë ra në makinën e saj ndërsa ajo lëvizte nëpër një pyll në jug të Brukselit, njoftoi agjencia e lajmeve Belga.

Autoritetet mbyllën paraprakisht disa aeroporte dhe mbyllën disa rrugë treni pasi erërat iu afruan 115 kilometrave në orë (80 mph). Në pjesën veriore të Rhine-Ëestphalia, disa autostrada dhe ura duhet të mbylleshin.

Deri në mesditë autoritetet gjermane pezulluan disa linja hekurudhore.

Friederike pritet të lëvizt “në një brez të gjerë nga perëndimi në lindje”, tha një vëzhgues i lajmeve në shërbimin kombëtar të motit DËD të Gjermanisë.

Fluturime të ndryshme të brendshme midis Mynihut dhe Berlinit, Duseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit u anulluan dhe autoritetet holandeze anulluan përkohësisht të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Amsterdamit për shkak të ndikimit të stuhisë në Holandë.

Italia u godit nga erëra të forta deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar dëme të pronës, pezullim të lëvizjes me trena dhe anulime të trageteve.

Previous article
Next article

Më Shumë

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit