Suharekasi i dehur, me armë në dorë kërcënon anëtarët e familjes – motra thërret policinë për ndihmë

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mushtisht të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka deklaruar se vëllai i saj i dehur po kërcënon anëtarët e familjes. Sipas saj i dyshuari mbante një armë zjarri në dorë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer bastisje brenda shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo s’kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërsa 35-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Lajmet e Fundit