Suharekasi rrahet nga persona të panjohur

Policia ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se ishte i përfshirë në rrahjen e një qytetari në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 03:00.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (rrahur) nga persona të panjohur për të.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë një të dyshuar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit