Suharekasit, të bindur për ta pastruar komunën cep më cep

Komuna e Suharekës ka filluar një aksion pastrimi në gjithë territorin e saj.

Përmes kësaj nisme, komunarët synojnë të jenë shembull për ambient dhe të fitojnë epitetin e qytetit më të pastër dhe me një numër të madh të luleve, që synohet të mbillen ditët në vijim.

Ky plan ka përfshirë të gjitha kategoritë e qytetarëve suharekas, nga nxënësit tek bizneset, të cilët po kontribuojnë që synimi të arrihet më shpejtë.

Pas pastrimit, atë që po ndihmojnë kërkojnë që ndëshkimet për hudhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme të jenë pakompromis.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit