4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Suharekë: Aksidentohen dy vetura, lëndohen katër femra

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Topliqan të Suharekës. Nga ky aksident lëndime kanë pësuar vozitësja e veturës dhe tri pasagjere.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave, njëra Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe veturës Shoda Rapid që drejtohej nga viktima femër K-Shqiptare”.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka humbur kontrollin ndaj veturës, del jashtë rrugës me ç’ rast është aksidentuar me automjetin e dytë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe tre pasagjeret femra K-Shqiptare të cilat kanë pranuar tretman mjekësor”,njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit