14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Qena: Arti kurrë nuk ka qenë më i nëpërkëmbur se tani

Për më shumë se dy vjet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka qenë jofunksional, për shkak të mungesë së anëtarëve të saj. E kështu do të jetë edhe për një javë. Në mbledhjen e radhës të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport është thënë se javën që vjen do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve nga lista që ka propozuar ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

KKTK, në mungesë anëtarësh është jofunksional që nga korriku i viti 2012, gjë që ka bërë që të mos shqyrtohen shumë kërkesa për shpalljen e pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit.

Ukë Xhemaj, etnolog, Shafi Gashi arkeolog, Bashkim Lajçi etnolog, Visar Munishi etnomuzikolog, Shpresa Siqeca etnologe, Arif Demolli shkrimtar, Ismet Markoviç shkrimtar, dhe Arjeta Miftari skulptore janë në mesin e emrave që ministri Shala i ka propozuar si emra të mundshëm për të qenë pjesë e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ndonëse një javë më parë mbledhja kishte dështuar për shkak se në mesin e të propozuarve ishte dhe emri i një deputeti dhe paraqiste konflikt interesi, në mbledhjen e fundin nuk është votuar për anëtarët e ardhëm të KKTK-së, pasi në mbledhje kanë munguar anëtarët e Komisionit.

Kujtim Shala, ministër i Kulturës, ka thënë se kanë propozuar listën me emra të anëtarëve të mundshëm të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, sepse, siç thotë ai, është e domosdoshme që Kosova të ketë listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme të plotë dhe të saktë.

“Pasi Kuvendi t’i ketë emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore do të fillojë puna për hartimin dhe miratimin e kësaj liste”, ka thënë Shala, në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Nait Hasani, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport ka thënë se arsyeja pse nuk është bërë përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore është sepse në mbledhje kanë qenë vetëm pesë anëtarë nga nëntë anëtarë sa ka Komisioni në krye me të.

“Secili nga anëtarët i ka marrë dokumentet me vete dhe në mbledhjen e ardhme që do të jetë të mërkurën, do të votojmë për anëtarët e propozuar”, ka thënë Hasani, derisa ka treguar se janë 20 kandidatë që i ka propozuar ministri i Kulturës, Kujtim Shala, prej të cilëve, kanë të drejtë t’i zgjedhin shtatë.

“Meqenëse nuk ishin të gjithë anëtarët e Komisioni të pranishëm, propozuam që t’i marrin me vete, t’i analizojnë, sepse është koha dhe shkurtër dhe janë 20 kandidatë dhe kërkon kohë që të analizohet secili, kështu që javën tjetër do të votohet”, ka thënë Hasani për “Zërin”, derisa ka treguar se në mesin e kandidatëve të propozuar janë dhe dy kandidatë nga komunitetet pakicë në Kosovë.

“Javën tjetër do të votohet për shtatë kandidatët, tashmë fletëvotimet janë të gatshme bazuar në modelet që i ka Kuvendi i Kosovë”, ka thënë Nait Hasani, teksa ka shtuar se në mbledhjen e 18 marsit nuk është votuar ngase ka pasur konflikt interesi sepse është propozuar një anëtar që është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nuk mund të pjesë e Këshillit.

“Në emrat që janë propozuar tani nuk ka konflikt interesi dhe nuk ka probleme të tilla të ngjashme, tani kemi mundësinë e përzgjedhjes që do të bëhet së shpejti”, ka thënë Nait Hasani.

“Komisioni njëzëri propozoi që lista me dokumentacionin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shqyrtohet dhe të analizohet nga anëtarët e Komisionit, ndërsa në mbledhjen e radhës të bëhet përzgjedhja e shtatë anëtarëve të Këshillit, të cilët më pas do të dërgohen për emërim në Kuvend”, shkruan në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Gjejlane Hoxha, udhëheqëse ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka thënë se janë duke u zhvilluar procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KKTK-së të cilën e drejton ajo, por që nuk është e njoftuar, dhe vetëm tani i ka kuptuar rrjedhat se deri ku ka shkuar ky proces, derisa ka thënë se në herën e parë ka dështuar emërimi i anëtarëve të KKRK-së. Hoxha beson që javën tjetër do të emërohen anëtarët e Këshillit.

“Janë ardhur kërkesa për shqyrtim e nuk po ka kush t’i shqyrtojë, sepse anëtarët me ligj janë të mandatuar që t’i shqyrtojnë kërkesat për t’u shpallë trashëgimia kulturore në mbrojtje të shtetit e kjo është nevoja urgjente që të bëhet”, ka thënë Gjejlane Hoxha, derisa ka thënë se emërimi i anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore është i domosdoshmëri ligjore dhe urgjente sepse trashëgimia kulturore ka mbetur pa status të përcaktuar ligjor.

Në anën tjetër, Vehbi Miftari, këshilltari i latë i Ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, është shprehur se janë të interesuar që Këshilli të funksionalizohet sa më parë dhe, në pajtueshmëri me detyrimet e përcaktuara me ligj, të kryejë përgjegjësitë e tij.

“Ne do të komunikojmë me përfaqësuesit e Kuvendit për të parë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Miftari.

Në vitin 2007, Edi Shukriu, Zymer Neziri, Branislav Gërbiqi, Enis Kervanit, Tahir Emra, Fejaz Drançolli dhe Nimon Alimusaj, ishin emëruar anëtarë të KKTK-së, deri në korrikun 2012, ky Këshill mbeti pa anëtarët e tij, ndërsa çdo vit është ndarë buxheti për të. Vetëm këtë vit janë ndarë rreth 200 mijë euro. /Zëri/

Më Shumë

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Lajmet e Fundit