8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Suharekë: Artisti i gjurmëve të traditës

Shtëpia e madhe dykatëshe, në hyrje të qytetit të Suharekës, nga jashtë duket thjesht një hapësirë e zakonshme banimi.

Oborri me gjelbërim dhe gjithçka tjetër rreth saj nuk japin përshtypjen se brenda saj mund të ekzistojë një pasuri e tërë artistike, shkruan sot “Koha Ditore”. Por që në hapin e parë brenda, ndeshja me artin është e pashmangshme. Që nga shkallët për në katin e dytë, gjithçka bëhet e qartë.

Një poster i madh në korridor me punime të ndryshme përreth është si një lloj paralajmërimi. Një pjesë e mirë e krijimtarisë artistike të piktorit Demush Avdimetaj zë vend aty.

Këtë hapësirë ai e shfrytëzon si atelie. Dhoma ku zënë vend edhe pajisjet përmes së cilave merr formë arti i tij, është e mbushur me piktura. Shumë punime që janë ilustrime të punuara me tush në letër, janë aty. Edhe brushat.

Madje edhe ajo me fije të holla përmes së cilës ai me shumë përkushtim krijon vijat gati mikroskopike për t’i dhënë formë figurave mitike, atyre nga legjendat, personazheve historike të kombit shqiptar…

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit