3.2 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Suharekë, ndërpritet shqyrtimi gjyqësor me qëllim të ndryshimit të aktakuzës ndaj të akuzuarit për kanosjen e një personi

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë është ndërprerë shqyrtimi gjyqësor në rastin ku Bexhet Bajraktari po akuzohet për kanosje ndaj Edon Bytyqi.

Ndërprerjen e procedurës e ka kërkuar Prokurori Shahadin Destani, i cili gjatë marrjes në pyetje të të dëmtuarit Bytyqi, ka hasur në elementet e një vepre tjetër penale.

Në pyetjen e prokurorit Destani se ’’a e njef të akuzuarin dhe çfarë raporte keni’’ i njëjti është përgjigjur se “e kam njohur prej kohësh, raportet i kemi pas të mira deri në momentin kur nga ai kam huazuar 300 euro dhe në emër të atij borxhi jam detyruar fillimisht të paguaj 320 euro e më pas ma ka marrë veturën “Alfaromeo” ku edhe vëllau nga Gjermania është detyruar ti paguaj 500 euro me qëllim që i njëjti të ma liroj veturën”.

Në pyetjen e prokurorit se “ju thatë se i keni pasur borxh Bexhetit ’’ i njëjti është përgjigjur se ’’ po i kam marr 300 euro nga Bexheti me fajde që për 5 ditë kam me i kthyer 600 euro” është përgjigjur i dëmtuari Bytyqi.

“Në momentin kur i keni marrë borxh, në çfarë gjendje ekonomike keni qenë”, ka pyetur prokurori Destani, i dëmtuari Bytyqi është përgjigjur se “kam qenë i pa punë, i gjendjes së dobët ekonomike”.

Pas këtyre deklaratave nga ana e të dëmtuarit dhe me kërkesën e prokurorit, gjyqtari i çështjes Robert Tunaj, ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor dhe ka obliguar Prokurorin që me akuzën e ndryshuar apo me hetimet e përmbyllura dhe rezultatet e këtyre, ta njoftoi gjykatën brenda afatit prej 60 ditësh.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari Bexhet Bajraktari më 5 janar 2020, në Suharekë, saktësisht në qendrën tregtare “ETC”, seriozisht e kanosë të dëmtuarin Edon Bytyqi në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, ditën kritike derisa i dëmtuari ishte duke ngrënë bukë në vendin e lartcekur, i pandehuri afrohet, ia largon bukën dhe i drejtohet me fjalët “ mi jepe qelsat e veturës se po të kapi dhe të gjuaj nga gjami”, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.

Me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “kanosje” nga neni 181 paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

E mitura nga Malisheva raporton për dhunim, prokuroria nis hetimet

Një vajzë e mitur nga Malisheva ka raportuar në polici se disa muaj më parë ka pasur marrëdhënie seksuale me një person. Raportimi u...

Astrit Temaj bëhet kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Astrit Temaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të jetë anëtari më i ri i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Vendimi vjen pas...

Lajmet e Fundit