12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Suharekë/ Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për veprën penale keqtrajtim i kafshëve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën, është mbajtur shqyrtimi i dytë kundër Sali Bajraj, i cili po akuzohet për veprën penale keqtrajtim i kafshëve.

Pasi që i akuzuari Bajra ka deklaruar se aktakuza nuk ka nevojë ti lexohet, i njëjti ka thënë se “ndjehem i pafajshëm, aktakuzën e kundërshtoj me kërkesë që e njëjta të hudhet si në kërkesën me shkrim të dorëzuar kësaj gjykate më 21 tetor 2020”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Fatos Ajvazi ka deklaruar se e kundërshton në tërësi kërkesën për hudhjen e aktakuzës të parashtruar nga i pandehuri, me arsyetimin se provat të cilat i janë bashkangjitur aktakuzës janë prova të pranueshme mbi bazën e të cilave edhe rrjedh dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale e cila i ngarkohet.

Sipas prokurorit Ajvazi, aktakuza si në aspektin e përshkrimit faktik, cilësimit juridik dhe arsyetimit, e njëjta është hartuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPP-së dhe nuk ka asnjë të metë e cila mund të bëjë pengesë që kjo çështje të mos kalojë në shqyrtim gjyqësor dhe administrim të provave. Gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që kërkesën për hudhje të aktakuzës ta refuzojë si të pabazuar dhe çështjen ta kaloi në shqyrtim gjyqësor.

Gjyqtari i çështjes, Robert Tunaj, ka thënë se palët do të njoftohen me aktvendim me shkrim lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të dorëzuar më 16 shtator 2019, ndaj të pandehurit Sali Bajraj, ekziston dyshimi i bazuar mire se më 5 gusht 2019, në orët e pasdites, në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës, saktësisht në shtëpinë e tij, keqtrajton, shkakton vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda kafshëve, konkretisht qenëve të tij, në atë mënyrë që i zgjidh nga zingjiri dhe në oborrin e tij i shtynë në përleshje mes veti, më pas i shikojnë duke u përleshur, me  ç’rast qentë marrin vuajtje, dhimbje dhe shqetësime të rënda.

Me këto veprime, Bajra akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim i kafshëve” nga neni 346 paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe tentativa e 12-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as sot, pasi 56...

Lajmet e Fundit