8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Suharekë: Vodhi 500 euro në xhami, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka vjedhur 500 euro në një xhami në rrugën “Brigada 123”.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë kanë thyer tri dritare dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë për të depërtuar brenda.

‘Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policor  të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune  operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia bëri të ditur se te i dyshuari A.T., 31-vjeç janë gjetur parat e vjedhura në xhami, të cilat janë sekuestruar, teksa me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore”, tha policia.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit