18.9 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Suksesi im

Samir Hoxha QRTKDrejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren,Samir Hoxha ka publikuar rezultatet e arritura të këtij institucioni gjatë vitit 2014.

Sipas tij, gjatë vitit 2014, QRTK në Prizren, ka realizuar shumë punë.

Postimi i plotë i Simar Hoxhës në Facebook

Po lëmë pas një vit të suksesshëm fal angazhimit dhe punës së palodhshme të gjithë bashkëpunëtorëve të QRTK-së, në Prizren.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, gjatë periudhës njëvjeçare, duke u bazuar në Planin vjetor të punës ka realizuar këto punë:

Kontrollimi i 84 projekt propozimeve të qytetarëve dhe institucioneve të tjera për punime investive në Zonën e mbrojtur dhe në afërsi të monumenteve, analizimi i tyre si dhe përgatitja e dokumentacionit për komision në MKRS-së;

Përgatitja, kontrollimi dhe plotësimi i dokumentacionit për propozim listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme në qytetin e Prizrenit me rajon (5komuna) në vitin 2014 sipas listës dhe udhëzimeve të MKRS-së;
Përgatitja materialit dhe futja e të dhënave në Ëeb faqe të MKRS-së për objekte të inventarizuara;

Nga hyrat vetanake është investuar në rregullimin e çatisë dhe fasadës së lokalit që ende ushtron zejen e farkëtarisë dhe është bërë mbikëqyrja e punëve për ndërrimin e kulmit dhe restaurimin e fasadës të lokalit e farkëtarit në shatërvan;
Mbikëqyrja e periodike dhe dhënia e këshillave teknike gjatë punimeve restauruese dhe konservuese në kala të Prizrenit që udhëhiqet nga Instituti Arkeologjisë së Kosovës;

Takime me palë të ndryshëm dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe vizitor tjerë të shteteve të ndryshme gjatë vizitës në Prizren dhe njoftimi i tyre për trashëgiminë kulturore të Prizrenit;

Mbikëqyrja e punëve në restaurimin objektit te familjes Shinik-briskagjive në Prizren, punimet e të cilit e zbatoi IRD-ja.

Punimet hulumtuese për studim dhe rilevim të namazxhahut në fshatin Buzëz të Opojës;

Inventarizimi në Komunën e Rahovecit sipas PLTK-se, “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015” në komunën përkatëse Rahovec në bashkëpunim me CHËB dhe KK Rahovecit;

Bashkëpunimi me studentët e Fakultetit të Arkitekturës në incizimin e disa objekteve të vjetra në Prizren, duke ofruar ndihmë teknike, asistencë profesionale dhe qasje në dokumentacionin ekzistues të QRTK-së.

Mbikëqyrja e punimeve në restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në fshatin Zym të Prizrenit, projekt ky i investimeve kapitale të MKRS’së,

Është bërë mbikëqyrja e punimeve për 4 objekte të trashëgimisë kulturore të mbetura nga viti 2013. Ato janë objekte banimi në Prizren, shtëpia e familjes Rekathati, shtëpia e familjes Paçarizi, shtëpia e familjes Burgija si dhe shtëpia e familjes Kantarxhiu.

Nga donacioni i UNESCO-së janë kryer punimet në Katedralen Katolike të Prizrenit nga kompania ndërtimore nga Shqipëria “Ad-Star”.

Nga donacioni i UNESCO-së janë kryer punimet në restaurimin dhe rehabilitimin e hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren.
Vlerësimi i gjetjes së rastit të murit antik në sheshin e “Lidhjes” gjatë punimeve në rregullimin e saj;

Rregullimi i brendshëm hapësirave të zyrave të QRTK-së;
Ka filluar të bëhet shpërndarja e njoftimeve për pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit të aseteve të Trashëgimisë Kulturore, duke u dhënë (Disa informacione për përgjegjësitë ndaj asetit të Trashëgimisë Kulturore, bazuar në Ligjin Nr. 02/L-88 P?R TRASHËGIMINË KULTURORE:

Në vitin 2014, në fushën e etnologjisë, u realizuan këto veprimtari:
Ridizajnimi i Sektorit Etnologjik të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ;

Hartimi i Listës së eksponateve të ekspozuara dhe të deponuara në Sektorin Etnologjik të KMLSHP me qëllim të ridizajnimit të tij;

Hartimi i legjendave të eksponateve të ekspozuara në Sektorin Etnologjik të KMLSHP me qëllim të ridizajnimit të tij;

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është vizituar nga vizitorë, delegacione të ndryshme vendore dhe të jashtëm si dhe nga personalitete e studiues, gazetarë. Kompleksi si zakonisht është vizituar edhe nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë hapësira shqiptare si dhe nga diaspora.
Rregullimi i ndriçimit:

U vendosën reflektorë të rinj në Galeri të arteve.
U rregullua ndriçimi i reflektorëve të oborrit.
Hulumtimet shkencor në sektorin e Historisë
Hulumtime në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë në Arkivin e Kosovës etj.;
Nga ana e përgjegjësit janë ofruar ndihma profesionale dhe me literaturë përkatëse studiues dhe studentë.
Sektori për orientalistikë

Ekipi i QTTK-së duke punuar në pastrimin dhe matjen e Namazxhaut në Buzëz të Komunës së Dragashit kanë gjet dy monedha të periudhës osmane të vitit 1808 dhe 1876. ku është bërë deshifrimi i tyre.

Është bërë deshifrimi ,matja dhe fotografimi i mbishkrimit të tyrbes së Sheh Fetahut në fshatin Denjë të Rahovecit.

Digjitalizimi i dorëshkrimeve orientale në bibliotekën e QRTK-së.
Këto janë vetëm disa nga punët e kryera gjatë këtij viti, rezultatet në realizimin e projekteve për vitin 2015 nuk do na mungojnë

Më Shumë

Kryesuesja Bytyqi shpalos përpjekjet për transparencë para delegacionit ndërkombëtar

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka pritur një delegacion ndërkombëtar, para të cilëve ka shpalosur përpjekjet e pushtetit lokal për...

83 aksidente për 24 orë në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me...

Lajmet e Fundit