8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Sulmohet fizikisht infermieri i Spitalit të Prizrenit

Infermieri i Spitalit të Prizrenit, Naim Stupa, është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Sulmi ka ndodhur nga babai i një pacienti.

Kryetar i Sindikatës se Spitalit në Prizren, dr. Shkëlzen Krasniqi tha se infermieri është sulmuar fizikisht pa ndonjë arsye.

“Pacienti ka ardhur me një udhëzim pa emër e mbiemër dhe pa shënime përkatëse për të bërë një radiografi”, tregon ai për “PrizrenPress”.

“ Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse infermieri ka kërkuar që t’i jepen shënimet personale”.

“Kurse përcjellësi, babai i pacientit i ka thënë “këqyr kryej t’i punën e mos kërko shënime tjera dhe mandej papritur e ka sulmuar fizikisht duke e goditur ne pjesën e syrit infermierin “, tregon ai.

Sipas tij, infermieri ka marrë lëndime trupore.

“Infermieri i sulmuar është me përvojë mbi 30 vjeçare dhe është i njohur për sjellje korrekte”.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar sulmin fizik ndaj infermierit të Spitalit të Prizrenit.

“Sulmuesi është arrestuar dhe ndalur nga policia”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Kryetar i Sindikatës se Spitalit në Prizren, dr. Shkëlzen Krasniqi, kërkon ndërkaq nga organet e drejtësisë që të marrin masa dhe të parandalojnë sulmet fizike ndaj mantelbardhëve.

“Kërkojmë edhe nga qytetarët që të tregojnë sjellje korrekte me punëtorët e shëndetësisë”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit