3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Super rrethojat” e shkollës në Rahovec që i kushtuan komunës mbi 25 mijë euro

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Rilindja”, në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit, në vitin 2020 kishte bërë kërkesë në kuvendin komunal për rrethoja të reja të shkollës së tyre. Kjo si shkak se ato të cilat i posedonin ishin shumë të vjetra, të kohës së luftës.

Pas një viti e disa muaj, kjo kërkesë u miratua nga komuna. Por çmimi i rrethojave të kësaj shkolle, i ka kushtuar komunës goxha.

Ato kanë kushtuar, hiç më pak se 23 mijë e 486 euro. Aq sa ndoshta, do të kushtonte edhe ndërtimi i ri, i kësaj shkolle.

Ish-drejtori i kësaj shkolle, i cili ka bërë kërkesë për këtë kontratë, Gëzim Sahitaj, ka thënë për gazetën Nacionales se me këto para, ishin paraparë vetëm rrethojat para shkollës dhe disa pllaka të parkingut përpara.

“Në vitin 2020 sa kam qenë drejtor e kam pas bë kërkesën për këto rrethoja, sepse ato rrethoja kanë qenë të viteve të 70-ta, kur edhe është bë shkolla. Kërkesa u aprovua nga kuvendi komunal pas disa viteve. Me këto para kanë qenë të parapara veç këto rrethoja, dhe ndërkohë më duket edhe disa kubëza të parkingut”, ka thënë Sahitaj.

Ndërsa, drejtori i tanishëm, Halit Sahitaj, thotë se punët e kryera të kësaj kontrate janë rrethojat, parkingu që është rregulluar pak dhe asgjë tjetër.

“Kanë me i qitë edhe dyert e dyta në skaj të rrethojave. Është parkingu i shkollës përpara pak që u rregullu edhe qato rrethojat në fillim të shkollës, kurgja tjetër. Na nuk kemi bërë kërkesë për punë shtesë“, tha drejtori i tanishëm, Halit Sahitaj.

Në fotot të cilat janë publikuar nga kjo shkollë, ku publikisht kanë falënderuar komunën për këtë projekt, rrethojat të cilat janë vendosur, tri pjesë të tilla kushtojnë diku 350 euro.

Kështu i tha gazetës një kompani, e cila merret me punimin e rrethojave.

Një rrethojë e tillë si në foto, përshembull tri pjesë i bën diku 350 euro. Ndërsa metrin e bëjë 60 euro.”, tha kjo kompani.

Kontratë shtesë për këto rrethoja

Por, përveç kësaj shume, komuna e Rahovecit ka lidhur prapë aneks kontratë me operatorin ekonomik “Timeproject”, gjatë këtij viti, me datën 4 gusht.

Kjo aneks kontratë, ka vlerë prej 2 mijë e 253 euro e 10 cent.

Drejtori i kësaj shkolle, Halit Sahitaj ka deklaruar se nuk kanë kërkuar punë shtesë.

“Na nuk kemi bërë kërkesë për punë shtesë”, tha drejtori i shkollës “Rilindja”, Halit Sahitaj.

Komuna e Rahovecit, nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës në pjesën se a është kryer ndonjë shërbim tjetër përveç rrethojave, pasi që shuma e tyre është mbi 23 mijë euro. Ata thanë se për detaje, duhet të kërkohet çasje në dokumentet zyrtare.

Të njëjtit janë përgjigjur vetëm për aneks kontratën, dukë thënë se kjo punë shtesë është rekomanduar nga Organi Mbikëqyrës. Pas kërkesës së operatorit ekonomik dhe rekomandimit të Organit Mbikëqyrës se ka mangësi të cilat nuk do ta bënin funksional projektin, kërkesa për punë shtesë është aprovuar nga Autoriteti Kontraktues.

Puna shtesë për realizimin e këtij projekti është bërë nga Operatori Ekonomik I kontraktuar dhe kjo punë shtesë është rekomanduar nga Organi Mbikëqyrës. Pas kërkesës së Operatorit Ekonomik dhe rekomandimit të Organit Mbikëqyrës, i cili rekomandoi se ka pozicione të parapara në projekt (mangësi të cilat nuk do ta bënin funksional projektin), kjo kërkesë për punë shtesë është aprovuar nga Autoriteti Kontraktues dhe tashmë projekti është realizuar në tërësi”, thanë nga komuna e Rahovecit.

Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me operatorin ekonomik që ka përfituar nga kontrata, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Komuna e Rahovecit, udhëhiqet nga Smajl Latifi i AAK-së, i cili fitoi përsëri në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, që në raundin e parë./ Nacionale

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit