Ish-deputeti Xhavit Ukaj konfirmon arrestimin e djemve të tij, njëri prej tyre asamblist i LDK-së në Prizren

Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët. Florenti, ish-kandidat për deputet po ashtu nga LDK, tash asamblist në komunën e Prizrenit dhe Fatoni, janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar për dy vepra penale.

 

 

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet Xhavit Ukaj, i cili tha se përveç dy djemve të tij, i arrestuar është edhe djali i vëllait të tij. Sipas tij, rrahja ka qenë masive dhe nuk është nisur nga djemtë e tij.

“Po, janë arrestu gjatë ndeshjes futbollistike, jonë rrah shikuesit. Krejt kanë qenë shikues, të rastit, në mesin e tyre kanë qenë edhe këta. Aty jonë rreh shumë persona, jo veç këta. Dy djemtë e mi edhe djali i vëllait janë arrestu”, tha Ukaj për Sinjalin.

Detajet e rastit

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy Florenti dhe Fatoni, djemtë e ish-deputetit, Xhavit Ukaj, janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Sinjali mëson se rrahja ka ndodhur gjatë një ndeshje të futbollit në këtë fshat.

Për motive ende të panjohura, ata dyshohet se janë rrahur me dy persona të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit fizik. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, ku pasi njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe pritet dorëzimi i kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit