32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Super Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit

Kombëtarja shqiptare e ka bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në EURO 2024.Kuqezinjtë mposhtën Poloninë, me rezultat 2-0, të dielën mbrëma në ‘Air Alabania’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit E për kualifikueset e ‘Gjermani 2024’.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho bën paraqitje mjaft të mirë në duel me polakët, sidomos në pjesën e dytë të kësaj supersfidë.

Skuadra kuqezi përmes Jasir Asanit (37’), i cili shënoi një supergol, zhbllokoi lojën duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.

Edhe polakët në pjesën e parë gjetën golin, por ishte VAR-i që anuloi golin skuadrës mysafire, kështu që skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.

Lojë joshëse dhe dramatike është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Futbollistët e Shqipërisë të përkrahur fuqishëm nga tifozët e shumtë në ‘Air Albania’, e kontrolluan lojën mjaft mirë në terren duke shënuar edhe golin e dytë.

Ishte sulmuesi kosovar Mirlind Daku (63’) për të cilin ishte ndeshja e dytë me fanellën kuqezi, i sapo futur në lojë përfitojë mjaft mirë brenda zonës së rrezikshme dhe shënon golin e dytë për Kombëtaren shqiptare.

Përfundimisht Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit pasi që tani kuqezinjtë kryesojnë Grupi E me dhjetë pikë të tubuara, dy më shumë së Çekia, derisa Polonia ndodhet në vendin e katërt me gjashtë pikë.

Mirlind Daku shënon gol të bukur për Shqipërinë

(E plotësuar) Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar gol për ngritur epërsinë e Shqipërisë në 2-0 kundër Polonisë.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Daku (63’), i sapo futur në lojë ia del të shënon një gol të bukur duke dyfishuar avantazhin e Shqipërisë në 2-0.

Kjo është ndeshja e dytë e sulmuesit kosovar në fanellën e Kombëtares shqiptare

Më Shumë

Malisheva, bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Malishevës është bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit