15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Sylë Hoxha në pritje të beneficioneve

Për gati tetë muaj e ka drejtuar Prokurorinë e Kosovës, ndërsa tashmë është rikthyer në karrigen e tij të moçme, atë të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren. Pozitën prej prokurori, Sylë Hoxha mund ta mbajë edhe për pesë vjet.

Pas pesë vitesh ai do të pensionohet. Ndryshe nga pensionistët e tjerë që marrin të ardhura të vogla, Sylë Hoxha tashmë i konsideruar si një ish-zyrtar i lartë, do ta marrë një pjesë të pagës së kryeprokurorit të Shtetit. Kjo falë Ligjit për Përfitimet e Ish-Zyrtarëve të Lartë.

Sylë Hoxha e ka përfunduar punën si u.d. i kryeprokurorit të Shtetit dy javë më parë. Këtë pozitë ai ia ka dorëzuar kryeprokurorit të tashëm Aleksandër Lumezi. Ky i fundit krahas punën si kryeprokuror i Shtetit e drejton edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky Këshill duhet të vendosë në lidhje me beneficionet që i takojnë paraardhësit të Lumezit./Zëri/

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit