3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Tahiri (AAK): Ligji për Trustin të vijë sa më shpejt në Kuvend, paratë të kalojnë tek qytetarët

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ligji për Trustin duhet të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata.

 

Tutje, Tahiri në seancën e sotme parlamentare tha se Qeveria nuk synon ta ngris pagën minimale, por ta neglizhojë atë. Ai shtoi se asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro të premtuara nga Qeveria.

“Qeveria tash e 1 vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin polik ashtu edhe në ekonomik dhe mbi të gjitha krijon kriza të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe t’i varfërojë ata. Me vendimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të cilat Qeveria i ndërmori më herët dhe për të cilat nuk dëgjoj as debatin parlamentar e as kërkesat e opozitës”.

“Vendimi i fundit i Apelit vërtëton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës, vërtetoi që është e saktë dhe e drejt. Një dëm jashtëzakonisht i madh, kemi ndarë 100 milionë nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojnë në investime kapitale. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të qytetarëve dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që vjen pastaj. E dya në mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e Pagave, Pagën Minimale dhe Trustin. Ligji i pagave s’vjen në kuvend, nesër ka greva për kërkesën e Ligjit të Pagave. 81 mijë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim, s’ka asnjë veprim, s’ka shpjegim e as dritë në fund të tunelit. Te Paga Minimale ka treguar Qeveria se nuk synon ta ngrit atë, por ta zhagit këtë proces. Asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro. Dhe e fundit lidhet me Trustin. Është bllokuar Trusti. Është shumë me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vjen në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Lajmet e Fundit