4 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Tahiri: Fuqizimi i grave nuk është në nivelin e duhur

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, EditaTahiri deklaroi se procesi i fuqizimit të grave në Kosovë ka mbështetje të mirë ligjore dhe ka pasur përparime në fuqizimin e grave në të gjitha sferat përfshirë dhe në politikë, mirëpo ky fuqizim nuk është në nivelin e duhur, për shkak se ka ngecje në zbatimin e ligjeve për Barazinë Gjinore dhe zbatimin e rezolutës të OKB-së 1325.

Ajo këto komente i bëri në takim me Anne Marie Esper Larsen, përfaqësuese e UN WOMEN për Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë dhe Maqedoni, e shoqëruar nga Flora Macula, drejtoreshë UN WOMEN për Kosovë, me të cilat bisedoi për çështjen e fuqizimit të grave në Kosovë dhe në mbarë Evropën juglindore.

Ajo theksoi se gratë duhet fuqizohen me shumë në vendimmarrje, proceset politike, siguri dhe drejtësi.

Sipas një komunikate për media, Tahiri ka përshëndetur miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, ku përfshihet dhe çështja e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, si një kategori shumë e ndjeshme dhe e dëmtuar për shkak të gjenocidit serb në Kosovë.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri në cilësinë e kryesueses se Lobit Rajonal të Grave (LRGEJL) vlerësoi lartë partneritetin strategjik që ka LRGEJL me UN WOMEN dhe për gjithë mbështetjen që i jep veprimtarisë së kësaj organizate.

“Lobi i Grave të Rajonit për gati një dekadë të funksionimit është bërë një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet e rajonit, por edhe në procesin e konsolidimit paqes dhe drejtësisë në Ballkanin perëndimor në kuadër të vizionit dhe vlerave euroatlantike”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ndërkaq, Anne Marie Esper Larsen, shprehu vlerësime për fuqinë dhe angazhimin e grave të Kosovës në proceset paqësore dhe shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës. Ndërsa shprehu gatishmërinë që UN ËOMEN të vazhdojë t’a mbështes fuqishëm lobin e grave, si një model pozitiv që duhet të zbatohet edhe në rajonet tjera të botës që janë në fazat e post konfliktit, në krijimin e paqes dhe demokracisë, ku roli i gruas duhet të jetë i barabartë me botën mashkullore.

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e...

Lajmet e Fundit