21.6 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Taibe Agushaj nga Gjonaj e Hasit shkrin me dorë artin e veshjeve kombëtare

Njëri nga shtandet që tërhiqte vëmendjen e vizitorëve në panairin e organizuar në Pejë për nder të diasporës. Ishte ai i veshjeve tradicionale kombëtare të Hasit, i zonjës Taibe Agushaj nga Gjonaj e Hasit, shkruan gazeta Kosova Sot.

“Që nga mosha 12- vjeçare fillova të merresha me ushtrimin e kësaj zeje, të cilën e mësova nga nëna ime”, u shpreh të dielën për gazetën “Kosova Sot” Taibja në fillim të bisedës me të.

Ajo shton se fillimisht filloi të mësojë qëndisjen me gjilpërë, ngase mosha e saj 12- vjeçare nuk e lejonte që të merrej ende me thurjen në vek.

“Nga dita në ditë fillova të jetoj me këtë zeje. Fantazia ime filloi të zgjerohet dhe në pëlhurë. Duke qëndisur fillova të ndjehesha e lumtur”, është shprehur Taibja.

Dyqan për artizanale në Gjonaj të Hasit Taibe Agushaj nga Gjonaj e Hasit-veshjet kombetare2

Taibja tregon se dikur më vonë filloi të thur në vek së pari pëlhura për këmisha , pështjellakë karakteristikë për veshjen “me dërrasa” të hasjaneve e më pas thurnim pëlhura dhe për veshje të meshkujve.

“Kështu fillova të jetoj me këto arte të artizanaleve hasjane për të vazhduar deri në ditët e sotme”.

Taibja veçon se së bashku me motra, kunata dhe familjarë të tjerë e ushtrojnë këtë zeje nga e cila edhe jetojnë mirë. Ajo thotë se nuk shet në pazare, por merr pjesë gjithmonë në panaire që organizohen anekënd vendit, si dhe ka një dyqan të punimeve artizanale në Gjonaj të Hasit, i cili vizitohet nga shumë vizitorë, posaçërisht kur mërgata vjen për pushime në vendlindje. Në dyqanin e saj sjellin punimet e tyre edhe gra të tjera nga fshati, të cilat ajo i grumbullon dhe më pas i shet, qoftë në dyqanin e saj apo në panaire.

Apelon te gratë rurale të merren me zeje Taibe Agushaj nga Gjonaj e Hasit-veshjet kombetare1

Punimet e grave në këto fusha të artizanaleve i ndihmojnë ato, u mundëson që nga shtëpitë e tyre të krijojnë të mira materiale, posaçërisht për femrat e zonave rurale.

Taibja apelon të institucionet lokale dhe ato qendrore të shtetit që të ndihmojnë këto gra që kanë prirje, zell dhe dashuri për t’u marrë më këto zeje e që do të mundësonte një vetëpunësim të femrës në fshat, por edhe do të ndihmonte që këto zeje të mos zhdukën, ngase së bashku me to mund të zhduket edhe një pjesë e historisë tonë kombëtare.

Taibe Agushaj, nga Gjonaj i Hasit, porosit gratë që të merren me këtë zeje, sepse mund të jetojnë mirë dhe me dinjitet. Shtandet e veshjeve kombëtare në Pejë të dielën ishin të vetmet që u ofruan atraksion vizitorëve të panairit turistik “Peja 2016” me titull “ Qëndro për fundjavë – Përjeto Pejën”. Ky u mbajt dy ditë me radhë, më 20 dhe 21 gusht, dhe po organizohet për të gjashtën herë në këtë qytet, rrëzë Alpeve shqiptare. Punimet e grave në këto fusha të artizanaleve janë shumë domethënëse për gratë, ngase i ndihmojnë ato, ua mundëson që nga shtëpitë e tyre të krijojnë të mira materiale. Edhe gratë e zonave rurale nuk duhet të rrinë kot, por të angazhohen në punë të tilla, sepse ka përfitime.

Vetë Taibja thotë se institucionet lokale dhe ato qendrore të shtetit duhet të ndihmojnë këto gra që kanë prirje për t’u marrë me zeje të ndryshme, sepse nuk e humbin traditën. Kjo mënyrë do të mundësonte edhe vetëpunësimin e femrës në fshat. /Kosova Sot/

Më Shumë

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të...

Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e...

Lajmet e Fundit