Romani ‘Jam Mysliman’ i Ben Blushit mbërrin në Prishtinë

“Jam Mysliman’, romani më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Ben Blushi, më në fund, ka arritur edhe në Kosovë.

Vet autori njoftoi se pas shumë kërkesave dhe mesazheve të miqve dhe lexuesve nga vendi ynë, romani mbërriti në Prishtinë, raporton Klankosova.tv

“Atë mund ta gjeni në librarinë Dukagjin, natyrisht pasi ka kaluar nga duart e librares më të famshme të Kosovës, Sebit apo Sabahetes, sic duket edhe më këtë foto.

Shumë shpejt do organizojmë një promovim në Kosovë me romanin Jam Mysliman.

Lexim të mbarë të gjithëve.” – ka shkruar Blushi.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit