Tajvan/ Zhduket avioni luftarak F-16, autoritete në alarm

Gjatë fluturimit trajnues një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Tajvanit është zhdukur nga radarët.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se një prej avionëve luftarakë F-16 është zhdukur natën gjatë fluturimit trajnues.

Avioni trajnues me një person është zhdukur nga radarët rreth 2 minuta pas nisjes dhe nuk ka asnjë lajm për fatin e pilotit.

Për avionin e zhdukur është dhënë urdhri për kërkim gjithëpërfshirës nga ajri dhe deti në zonën që rrethon bazën ajrore në qytetin Hualien.

Avioni pilotohej nga një 44-vjeçar I cili u zhduk nga radari në një lartësi prej rreth 6,000 metrash dy minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Hualien në Tajvanin lindor të martën në mbrëmje.

Ushtria e Tajvanit është goditur nga një varg aksidentesh ajrore këtë vit.

Në janar, tetë zyrtarë të lartë duke përfshirë shefin e shtabit të përgjithshëm u vranë në një përplasje helikopteri.

Pekini ka ushtruar presione ushtarake, ekonomike dhe diplomatike mbi Tajvanin që nga zgjedhja e Presidentit Tsai në 2016, pjesërisht për shkak të refuzimit të saj për të pranuar qëndrimin e tij se ishulli është pjesë e “një Kine”.

Nën Presidentin e SHBA Donald Trump, Uashingtoni autorizoi 18 miliard dollarë shitje armësh në Tajvan, përfshirë 66 gjenerata të reja F-16 dhe platforma të përparuara raketash – shitje që kanë zemëruar Pekinin.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit