13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Fansat i kërkojnë njëzëri të rikthej “Dimëroj”, ja si përgjigjet Ardit Gjebrea

“Dimëroj” është padyshim një nga këngët më të suksesshme të Ardit Gjebreas dhe pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga publikimi i saj, publiku vazhdon ta dëgjojë njësoj si ditën e parë. Madje fansat kërkojnë prej kohësh që Ardit Gjebrea të nxjerrë një këngë të dytë të “Dimëroj”.

Ditët e fundit ndjekësit i kanë pushtuar Arditit “Instagram”-in me komente të tilla si: “Duam Dimëroj 2”, “Dimëroj 2 do të shpëtojë 2020 etj.

Një ndjekëse e ka komplimentuar Arditin për emisionin e fundit me Venera Lumanin dhe Lind Islamin e me këtë rast i ka kërkuar edhe rikthimin me “Dimëroj”.

“Kjo më pëlqeu, por e di se çfarë do më pëlqente më shumë. Të rikthenit ‘Dimëroj’, pasi është e vetmja shpresë për të rregulluar 2020-tën”, i ka komentuar dikush Arditit.

Më në fund ai ka gjetur mundësinë të përgjigjet, por ju ka prerë ëndrrat në mes të gjithë fansave që po shpresonin për një tjetër “Dimëroj”. Arditi shprehet se një variant tjetër i kësaj kënge nuk do të ishte kurrë si i pari dhe se me siguri fansat do të zhgënjeheshin pas gjithë atyre pritshmërive.

“Nëse viti 2020 do rregullohej nga kënga Dimëroj, do bëja 3 të tilla e pastaj kam një pyetje: a do të thotë rikthim për ty dhe të gjithë që shkruajnë? Ripunim? Rikëndim? Videoklip? Ajo këngë tashmë e ka kryer misionin e vet dhe mbetet ashtu siç është. Atë mund ta risillni ju, siç ka ardhur kënga Jon nga @iamflorimumajesi dhe @marselacibukaj. Ndërsa një variant 2 i Dimëroj, nuk do ishte kurrë si i pari dhe të siguroj se do zhgënjeheshit nga pritshmëritë tuaja. Ndaj le të kërcejmë “Dimëroj” ashtu siç është, me një urim që viti 2020 të shënojmë fundin e pandemisë”, i është përgjigjur Gjebrea.

Pra, përfundimisht nuk do të ketë “Dimëroj 2”, ndaj shijoni sa të keni mundësi versionin e parë.

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit