9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

“Taken” e ka irrituar Arben Bajraktarajn

arben bajraktaraj“Tek “Taken” kanë bërë një audicion të gjatë. Ka zgjatur procesi i përzgjedhjes shumë. Nuk kanë kërkuar njerëz vetëm aktorë, por edhe nga rruga. Unë kam bërë vetëm një provë. Ata kanë pasur një pjesë të punës time. Ju vihen etiketat aktorëve, se ky di të bëjë këtë dhe tjetri këtë. Na vendosin etiketa. Prandaj luajmë edhe filma të shkurtër, sepse ndryshe nuk do i përjetonim kurrë” pohon aktori.
Ai njihet sidomos për rolin e Markos nga Tropoja, në filmin “Taken” me aktorin e njohur Liam Neeson. Historia e një ish- agjenti të CIA-s, që mbërrin në Paris për të shpëtuar vajzën e tij nga një grup trafikantësh shqiptarë, ka hasur në kritika nga shumë shqiptarë.
Por ç’mendon vetë aktori Arben Bajraktaraj, kosovari me nënshtetësi franceze, që ka luajtur rolin e Markos, që drejtonte bandën shqiptare? Duke folur për “Taken” ai thotë se filmi e ka irrituar, por shton se nuk e dinte skenarin.

“Tek “Taken” kanë bërë një audicion të gjatë. Ka zgjatur procesi i përzgjedhjes shumë. Nuk kanë kërkuar njerëz vetëm aktorë, por edhe nga rruga. Unë kam bërë vetëm një provë. Ata kanë pasur një pjesë të punës time. Ju vihen etiketat aktorëve, se ky di të bëjë këtë dhe tjetri këtë. Na vendosin etiketa. Prandaj luajmë edhe filma të shkurtër, sepse ndryshe nuk do i përjetonim kurrë”.

“E shikojmë edhe nga kjo kornizë. Kur kam kaluar kinoprovën, nuk e kam parë skenarin dhe ishin marrë vesh axhendat dhe më dërgojnë skenarin. Kam pasur një irritim, natyrisht në fund e bëra zgjidhjen. Ata kishin parë gjithë ata aktorë të huaj dhe shqiptarë, pa problem do merrnin një tjetër. Kam luajtur dhe role të tjera, serbë, mercenarë të Afrikës së Jugut. Do mundohem t’i jap një ngjyrë tjetër këtij përsonazhi, thashë, dhe nuk di si e ka marrë publiku. Ata e kishin ndarë mendjen për të marrë shqiptarë,” tha Bajraktaraj. / KultPlus.com

Më Shumë

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e...

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Lajmet e Fundit