Pas shqetësimeve të banorëve të fshatit Bellobrad, qytetit të Dragashit dhe disa fshatrave të tjerë, për paraqitjen e shpeshtë të arinjve në rrugët rurale dhe oborret e shtëpive, kryetari i Komunës së Dragashit ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Gjuetarëve “Divokoza”, Shrif Sulejmani.
Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar dhe për masat që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Të dy palët kanë theksuar rëndësinë e veprimit me kujdes dhe në koordinim të plotë me institucionet përkatëse, në mënyrë që të parandalohen incidentet e mundshme dhe të ruhet ekuilibri natyror.
Është rënë dakord që Shoqata e Gjuetarëve, në bashkëpunim me autoritetet komunale, të monitorojë situatën në terren dhe të raportojë çdo rast të paraqitjes së arinjve në zonat e banuara, si dhe të ndërmarrë masat e nevojshme brenda kompetencave ligjore, duke pasur parasysh se ariu është specie e mbrojtur.
Kryetari i komunës ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatës për gatishmërinë e tyre që, pavarësisht kufizimeve ligjore, të kontribuojnë për rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, Komuna e Dragashit u ka bërë thirrje ministrive përkatëse që të ofrojnë mbështetjen e tyre institucionale në këtë drejtim, ndërsa qytetarëve u është bërë apel që të tregojnë kujdes, të mos i afrohen apo ushqejnë arinjtë dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet nëse vërejnë praninë e tyre afër vendbanimeve.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Komuna gjithashtu ka rekomanduar që fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zonat ku janë parë arinj, të përcillen në shkollë nga prindërit ose anëtarët e familjes.
Komuna e Dragashit ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të vepruar me përgjegjësi në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe ruajtjen e biodiversitetit të pasur të rajonit malor.
Sipas komunës, vetëm bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet qytetarëve, institucioneve të sigurisë dhe autoriteteve kompetente do të mundësojë menaxhimin efektiv të kësaj situate.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
